Megjithëse ka hyrë në Shqipëri vetëm vitet e fundit, bima e paulonias po merr një shtrirje të gjerë. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë mbjellë mbi 350 hektarë tokë me këtë bimë, ndërsa janë punësuar rreth 500 fermerë.
Prej katër vitesh, Muharrem Cani nga Labinot- Fushë në Elbasan, po i përkushtohet një plantacioni me afro 700 rrënjë. Gjatë këtyre viteve bima ka arritur një fazë rritjeje mbi 10 m lartësi dhe me një diametër të trungut mbi 40 cm. Paulonja është mjaft premtuese dhe garanton të ardhura të mira. “Dua ta shtoj sipërfaqen” thotë Muharremi.
Edhe Sali Cani së bashku me vëllezërit e tij ka investuar në mbjelljen e paulonias me mbi 10 dynym tokë, ose 1500 rrënjë. Ata po kultivojnë dhe fidane për t’i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
Në qarkun e Elbasanit janë mbjellë mbi 350 hektarë tokë me këtë bimë, ndërsa janë punësuar rreth 500 fermerë. Mbjellja e kësaj bime ka ndikuar pozitivisht në pastërtinë e mjedisit, uljen e erozionit. Paulonia përdori si lëndë e parë drusore, por edhe për ngohje. Lulja e saj gjatë majit është ushqim kryesor për bletët.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…