BREAKING NEWS

“BIRN”: Qeveria shpenzoi 180 mln euro për 4 km autostradë dhe 73 km rrugë me dy korsi

Qeveria shqiptare shpenzoi 20 miliardë lekë [180 milionë euro] për ndërtimin e 4 kilometrave autostradë dhe 73 kilometra rrugë me dy korsi, bëhet e ditur nga raporti vjetor i Ministrisë së Infrastrukturës i publikuar në faqen e saj të internetit.

Qeveria shpenzoi nga ana tjetër 3.4 miliardë lekë për paga për programin e rrugëve dhe po kaq për shpenzime operative, të tilla si karburant, automjete e letër, për një total prej 27 miliardë lekësh, si pjesë e programit të infrastrukturës që financohet nga paratë e taksapaguesve pa kredi të huaj.

Me pak fjalë, kostot administrative të kontraktimit të 20 miliardë lekë punimeve ndërtimore në rrugë janë 7 miliardë lekë ose 26% e të gjithë programit.

Kategoria më e kushtuesve, ndërtimi i autostradave, të cilës qeveria në raporti i referohet si: Ndёrtim rruge tip A me katër korsi (2×2) sipas Standarteve të Re”, hëngri 2.7 miliardë lekë dhe me të, sipas raportit, u ndërtuan 4.08 kilometra rrugë.

Për një kategori tjetër rrugësh, të quajtur “Ndёrtim rruge tip A2’ 2×2 me trotuare dhe ndriçim”, qeveria shpenzoi 673 milionë lekë dhe mori në këmbim të këtyre parave një segment prej 0.93 kilometra.

Një kategori tjetër është “Ndёrtim rruge tip B1’ me dy korsi”. Për këtë, qeveria shpenzoi 1.44 miliardë lekë dhe mori 33.3 kilometra rrugë, por në raport nuk thuhet se ku gjenden këto rrugë.

Raporti thotë: “Nё kёtё produkt janё pёrfshirё kryesisht tipe rruge me dy korsi dhe gjёrёsi qё varion nga 10-17 m, siç mund të përmendim projektin “Ndërtim Rruga Kardhiq-Delvinë Loti 4, shtesë punimesh, Loti 7 dhe Loti 8 dhe shtesë punimesh”.

Rruga Kardhiq -Delvinë është përuruar tashmë që para dy vjetësh nga qeveria, pasi taksapaguesit shpenzuan mbi 120 milionë euro, por Ministria e Infrastrukturës bën me dije se kjo rrugë paska nevojë për shtesa punimesh, për të cilat janë shpenzuar vitin e kaluar këto para.

Programi tjetër i qeverisë është “Ndёrtim rruge tip C2 me dy korsi”. Për këtë program janë shpenzuar 3.4 miliardë lekë dhe qeveria thotë se ka marrë 39.8 kilometra rrugë.

Rrugët tip C2 me dy korsi

  • Ndërtim By Pass Tepelenë Loti 1, shtesë punimesh;
  • Ndërtim rruga Korçë – Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë) dhe pjesa e dytë;
  • Ndërtim rruga Palasë – Dhërmi;
  • Rikonstruksion i rrugës Dukaj – Sinanaj, Tepelenë;
  • Ndërtim i rrugës, lidhja e Autostradës Milot – Morinë me Aeroportin e Kukësit;
  • Rehabilitim i segmentit rrugor Levan – Vlorë (rruga e vjeter).
  • Rikonstruksion i aksit rrugor Maliq – Lozhan i Ri Strelcë;
  • Zgjerimi i rruges Elbasan – Qafë – Thanë (Faza I);
  • Ndërtim i rrugës së Fushë – Bardhës, lidhja me rrugën Kardhiq – Delvinë;
  • Ndërtimi i rrugës së fshatit Senicë dhe lidhja me rrugën Kardhiq – Delvinë;
  • Ndërtim i lidhjes së rrugës së Oroshit me rrugën e Kombit,
  • Përfundimi i punimeve në segmentet rrugore ura e Kranesë Qafë Botë, Ura e Kranesë Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan Ura e Gajdarit;
  • Ndërtim rruga lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA) – Autostrada Fier Vlorë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

2 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago