POLITIKE

BIRN: Serbia dërgoi mbi 1 milionë euro armatim në Izrael

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, e njohur ndryshe edhe si BIRN, të martën ka raportuar se Serbia ka bërë të paktën dy dërgesa të mëdha armësh ose municionesh në Izrael që nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit të kaluar.

Pavarësisht se Ministria e Tregtisë së Serbisë nuk ka dhënë akses në informacion mbi shitjet e armëve në Izrael me arsyetimin se të dhënat janë “rreptësishtë konfidenciale”, BIRN ka zbuluar se armatimi i dërguar në Izrael kap vlerën e mbi një milion eurove.

Zbulimi i BIRN bazohet në të dhënat doganore të portalit, Checkpoint, i cili mbledh informacione tregtare të shtetit serb lidhur me subjektet afariste.

Këto dhëna, sipas BIRN, tregojnë se tregtari kryesor i armëve në pronësi të Serbisë, “Yugoimport-SDPR”, ka eksportuar mallra në Izrael në vlerë prej mbi 540 mijë euro në tetor dhe mbi 510 mijë euro në shkurt.

Të dhënat në fjalë, sipas BIRN, nuk tregojnë shumë eksporte të tilla të mëdha në Izrael përpara tetorit.

Fabrika shtetërore e prodhimit të municionit “Prvi Partizan”, ka eksportuar mallra me vlerë rreth 780 mijë euro në Izrael në mars dhe prill të vitit të kaluar.

Serbia dhe Izraeli janë aleat të ngushtë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një bisedë telefonike kishin diskutuar për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Vuçiç kishte bërë të ditur se gjatë diskutimit janë trajtuar të gjitha çështjet kryesore.

Netanyahu në anën tjetër kishte vlerësuar “veprat” e presidentit Vuçiç.

Pas sulmit të befasishëm të militantëve të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, Izraeli filloi një sulm të plotë në Gaza.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 26 konstatoi se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza dhe e urdhëroi përkohësisht që të lejonte dërgimin e ndihmave humanitare të nevojshme urgjentisht për palestinezët në Rripin e Gazës.

Izraeli deri më tani ka refuzuar një armëpushim, duke mohuar gjithashtu akuzat për gjenocid.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

2 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

7 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

8 orë ago