Bisha kroate! E mposhti rivalin për 10 sekonda

Marko Martinjak, boksieri më i mirë kroat pa doreza, mbrojti titullin e tij në Wolverhampton me shpejtësi rrufeje, duke e mbyllur ndeshjen në vetëm dhjetë sekonda.

Kroati mposhti Brad Scott pasi e dërgoi në parket me kombinimin e parë të goditjeve në trup, më pas në kokë, me të cilin fitoi titullin pas vetëm 10 sekondash të duelit.

https://x.com/i/status/1855359856145739952

Scott nuk mundi të ngrihej, kështu që Martinjak filloi të festonte me ekipin e tij.

Kështu, luftëtari tridhjetë e tre vjeçar nga Zagrebi mbrojti me sukses titullin.