BOTA

Biznesmeni falimenton bashkinë, mori 758 milionë euro për parqe fotovoltaike, por bleu Buggati, avion dhe jaht privat

Këshilli Bashkiak i një njësie të vogël të qeverisjes vendore në Essex të Britanisë së Madhe ka shpallur falimentin, pasi investoi në mënyrë të gabuar më shumë se gjysmë miliardi paund në ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

Investimi prej 655 milionë paund nga fondi publik për parkun fotovoltaik të biznesmenit Liam Kavanagh nga ana e këshillit bashkiak Thurrock të qytetit Greys, rezultoi të ishte keqpërdorim i parave të taksapaguesve.

Mediat angleze raportojnë se Kavanagh paratë e taksapaguesve i ka përdorur për të blerë veshje luksoze, por edhe një jaht, një avion privat e makina të shtrenjta.

Dokumentet e zbuluara nxjerrin në pah mënyrën si biznesmeni përdori fondet e alokuara nga këshilli për të bërë shpenzime luksi, por avokatët e Kavanagh pretendojnë se të gjitha pagesat e bëra janë lejuar dhe miratuar nga ekipi financiar dhe auditori i kompanisë së tij.

Thurrock shpresonte se investimi i madh në 53 parqe fotovoltaike do të gjeneronte miliona të ardhura për qytetin, por BBC dhe Byroja e Gazetarisë Hulumtuese zbuluan se vlera e fermave të kompanisë “Rockfire” ishte fryrë për të tërhequr investime të mëtejshme.

Investimet u emetuan përmes një serie komplekse obligacionesh. Pagesat më pas u ndalën, sepse vlera e fermave rezulton të jetë më e ulët se sa pritej, me këshillin që përballet me një mungesë prej 200 milionë paundësh nga investimi i rrezikshëm.

Gavin Cunningham, një ish-hetues në Zyrën e Mashtrimeve të Rënda, tha se është potencialisht mashtruese të ofrohen çmime të pasakta të energjisë.

Hetimi zbuloi se kur “Rockfire” rivlerësoi një nga portofolet e saj të parqeve fotovoltatike në 2018, kompania deklaroi se çmimi i energjisë ishte 61,45 paund për MWh, pavarësisht se çmimi mesatar në atë kohë ishte shumë më i ulët, dhe vërtitej në 46,92 paund për MWh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago