Biznesmeni i njohur shqiptar, pronari i fabrikës Meka, Burim Piraj po i del në përkrahje të fuqishme Vjosa Osmanit.
Piraj përmes një postimi në Facebook, thotë se duhet të përkrahet mendimi ndryshe.
Ai thotë se, Vjosa Osmani dhe disa të tjerë kanë energji dhe mençuri të flasin ndryshe, andaj sipas tij, këta janë bartës të ndryshimeve në Kosovë.
Ai shton se, mungesa e mendimit ndryshe dhe mos përkrahja e këtij mendimi e ka sjellë vendin në këtë gjendje.
Postimi i plotë:
Ne duhet të përkrahim mendimin ndryshe!
Vjosa Osmani dhe disa të tjerë që po kanë energji dhe mençuri të flasin ndryshe pikërisht këta janë bartës të ndryshimeve në vendin tonë!
Duke i ndryshuar partitë dhe duke i demokratizuar ato ne e demokratizojmë vendin!
Pa demokratizimin e partive nuk mund të demokratizohet vendi!
Mungesa e mendimit ndryshe dhe mos përkrahja e mendimit ndryshe vendin sot e ka sjellë në gjendje që partitë politike të jenë parti individuale!
Dhe sot në Kosovë në vend se të kemi parti të anëtarëve dhe elektoratit kemi parti të individëve dhe secili kryetar e konsideron partinë si pronë të vetën dhe e shfrytëzon si pronë private pa i dhënë të drejtë posedimi asnjë individi tjetër!
Prandaj është koha që ne si popull t’i përkrahim ata që mendojnë ndryshe sepse e ardhmja jonë nuk duhet të vazhdoj kështu po ne duhet të kemi të ardhme ndryshe!
Duam ndryshim!
#MeVjosën
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…