Negociatat në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për më shumë se dy orë në objektin e Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por ajo nuk u arrit. Këtë e konfirmuan para kamerave Avdullah Hoti nga LDK’ja dhe Glauk Konjufca nga VV’ja.
“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende marrëveshjen, ditëve tjera do të takohemi”, është shprehur Hoti.
Hoti tha se bisedimet do të vazhdojnë mes partive.
“Nuk është përfunduar ende krejt, ende nuk kemi ardhur në një konkludim, duhet të bisedojmë edhe më shumë”, ka thënë Hoti.
Gjithashtu edhe Konjufca tha se nuk ka marrëveshje.
“Nuk pati marrëveshje, krejt cka mund t’iu them është se duhet të shohim çka mund të ndodhë në takimet e radhës”, ka shtuar Konjufca.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…