Pas konkursit për zjarrfikës në Brigadën e Shkupit, për të fituar një vend pune Kire Trajkovski, Goran Trajkovski dhe Zllatko Serafimovski, tre shtetasit Maqedonisë të Veriut, janë deklaruar si shqiptarë. Kjo nuk përbën shqetësim për kreun e qytetit të Shkupit, meqë nuk mund t’i përzihet askujt se cila është përkatësia e tyre etnike.
Petre Shilegov tha se punësimet bëhen ashtu siç parashihet me ligj.
“Unë si kryetar nuk kam të drejtë askujt t’i them se çfarë është dhe si të ndihet në bazë të përkatësisë etnike. Ato thjeshtë nuk do të lejoja as për vete më tregoj se si ndihem unë”, tha kryetari i qytetit të Shkupit, Shilegov për Alsat-M.
Ai tha se metoda e punësimit sipas “Balancerit” mohon punësimet sipas meritave, duke i ndarë të punësuarit në bazë të përkatësisë etnike. Sipas tij, në nivel shtetëror mjaft është arritur për sa i përket përfaqësimit adekuat të shqiptarëve dhe të komuniteteve më të vogla në administratën publike.
“Unë mendoj se, mbase është koha t’i rishikojmë kornizat ligjore që ekzistojnë në shtetin tonë. Mbase ekziston një shqiptar i ri që është seriozisht i kualifikuar dhe i përmbush të gjitha kriteret, por për shkak të ‘balancerit’ nuk mund të punësohet në administratën e qytetit ose e kundërta”, pohoi Shilegov.
Punësime të ngjashme janë vërejtur në disa institucione tjera publike në nivel shtetëror dhe lokal.
Madje, shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të komunitetit maqedonas, para avokatit dhe noterit kanë deklaruar me shkrim se ndihen shqiptarë. Për këtë dukuri reaguan edhe partitë shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski, më herët kishte deklaruar se ekziston një program softeuerik “Balancer” i cili nuk është pjesë e ligjit, por është pjesë e metodologjisë së Qeverisë për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike, i cili jep sugjerime për përkatësinë etnike për të punësuarin e radhës.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…