Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi ka reaguar pas lajmit se në Tiranë është mbyllur një lokal në të cilin pritej të mbahej një stand-up comedy për shkak se pjesë e programit ishte një përformimi artistik me ezanin.
Sipas raportimeve lokali është mbyllur për shkak të kërcënimeve të komunitetit musliam, gjë për të cilën Latifi ka thënë se nuk dallon shumë nga talibanët në Afganistan.
Shkrimi i plotë:
Një lokal me stand-up comedy në Tiranë qenka mbyllur shkaku i kërcënimeve që paska marrë pas një përformimi artistik me ezanin.
Çfarë dallon kjo ngjarje nga ato që po bëjnë aktualisht talebanët në Afganistan? Vetëm në një gjë: talebanët e Afganistanit ndalimin e komedisë e bëjnë me kallasha, ndërsa talebanët shqipfolës përmes kërcënimeve verbale dhe heshtjes së zyrtarëve shtetërorë.
Pastaj Edi Rama zemërohet me Europën që po ia mbyll dyert Shqipërisë. Natyrisht që t’i mbyll zotni kur lejon që në mes të Tiranës të të lulëzoj talebanizmi.
Në Europë nuk ka vend për shtete ku liria për të bërë komedi mundet me të kushtu me jetë. Pikë.