Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka konfirmuar se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me drejtues të drejtësisë në vendin tonë. Blinken do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”.
Rreth orës 11:13 avioni me të cilin udhëtoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, preku tokën shqiptare. Ai zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Nga Rinasi, Sekretari Amerikan iu drejtua ambasadës amerikane në Tiranë, për të vijuar me agjendën e takimeve.
Forca të shumta të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili do të qëndrojë në Tiranë për 10 orë. Ai do të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…