Në ditën e 61 të luftës në syrin e SHBA-ve, presidenti rus Vladimir Putin ka dështuar me luftën e tij në Ukrainë.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev ka deklaruar se Rusia po vazhdon të përpiqet të “brutalizojë” pjesë të Ukrainës, duke shtuar se ukrainasit po “qëndrojnë të fortë” përballë një lufte shkatërruese.
Blinken pohoi gjithashtu se Rusia “po dështon në qëllimet e saj të luftës”, ndërsa Ukraina po ia del të mbrohet.
Në parashikimet e saj Moska mendonte se lufta do të përfundonte shpejt, por nënvlerësoi jashtëzakonisht aftësinë e trupave ukrainase.
Blinken shtoi se një “Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të jetojë shumë më gjatë” sesa Vladimir Putin do të qëndrojë në pushtet në Rusi.
Ai gjithashtu dha një pasqyrë se si ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin arritën në Kiev, duke konfirmuar se dyshja udhëtuan me tren nga Polonia.