POLITIKE

“Mos ta dëgjoj më atë fjalë”, Donald Trump tregon se çfarë do t’i thonte Putinit po të ishte President

Donald Trump ka treguar se si do të vepronte në lidhje me luftën në Ukrainë, po të ishte sot President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë për britaniken “Talk TV”, zbuloi edhe se çfarë do t’i thonte Putinit.

“Vladimir Putin përdor “fjalën B”. Kështu i them unë, “fjala B”, bombës bërthamore. Ai thotë bomba bërthamore gjithë kohën. Për mua, kjo është e papranueshme, nuk duhet folur kështu. E përdor përditë”, deklaroi Trump.

“Të gjithë botën e ka zënë frika, të gjithë kanë shumë frikë. Dhe duke qenë se kanë frikë, ai e përdor gjithmonë e më shumë fjalën e tij të preferuar. Për këtë arsye po bën ato që po bën në këto momente”, shtoi ish-Presidenti.

Kur u pyet se si mund të ndalet sulmi rus në Ukrainë, Trump theksoi: “Në vend që Biden të thotë “Putin ka armë bërthamore”, duhet të kuptojë që edhe ne (SHBA) kemi armë më të mira. Unë do t’i thoja Putinit që kemi më shumë armë se ti. Jemi shumë, shumë më të fuqishëm se ti. Dhe atë fjalë, “bombë bërthamore”, mos e përdor më kurrë. Nëse ta dëgjoj prapë, kemi punë bashkë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

12 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

13 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

22 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago