KRYESORE

Bllokimi i pikave kufitare me Kosovën, “hakmarrje” e Serbisë për ndalimin e mallrave serbe

Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.

Ministria e Punëve të Jashtme që mbrëmë bëri të ditur se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.

Protestuesit u bë e ditur se kanë bllokuar gjithashtu pikën kufitare në Bërnjak.

Mediat pro regjimit të Vuçiqit në Serbi, raportojnë se  “kjo është shenjë solidariteti me serbët e Kosovës dhe shenjë proteste ndaj vendimit të organeve të Kosovës për ndalimin e hyrjes së kamionëve me targa serbe në Kosovë”.

Ata shtojnë se nuk “do heqin dorë nga bllokada”, e cila ka nisur dje në orën 18:30.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, më 14 qershor, për të shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, përfshirë këtu ndalimin e mallrave nga Serbia.

Kjo pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se institucionet e sigurisë e kanë rritur shkallën e gatishmërisë dhe kanë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, në përgjigje të situatës së krijuar.

Ishte i dërguari i  SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ai i cili kritikoi këtë vendim duke thënë se Kosova duhet ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe.

Ai ka ka cituar qëndrimin e BE-së dhe ka thënë se është jo-evropiane që të ndalohet lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve dhe për më tepër s’ka as bazë ligjore.

Ndër të tjera Escobar theksoi se SHBA përkrah pozicionin e BE-së dhe konsiderojnë se një veprim i tillë i Kosovës është një eskalim i panevojshëm i një situatë tashmë të tensionuar.

“Ne besojmë se duhet ta heqin ndalesën për mallrat serbe. BE beson që është jo-evropiane për të ndaluar lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, por edhe s’ka bazë ligjore. Ne si SHBA mbështesim një pozicion të tillë dhe konsiderojmë si një eskalim të panevojshëm të një situatë që është e tensionuar”, ka thënë Escobar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

1 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

3 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

3 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

9 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

11 orë ago