Bllokohet Serbia, qytetarët në rrugë e ura

Me fillim në orën 14:00 e deri në orën 16:00 në Serbi do të mbahet një protestë ku qytetarët do të dalin në rrugë për të bllokuar kalimet, si shenjë e pakënaqësive për dëmet ekologjike dhe me kërkesë për ndryshimin e ligjeve për referendum dhe shpronësim.

Bllokada do të bëhet në 50 qytete të Serbisë dhe organizatorë janë, përveç organizatave jo qeveritare edhe partitë opozitare.

https://www.youtube.com/watch?v=Iv6YAafNqW0&ab_channel=FMImagesAlbania

Kërkesa e organizatorëve është që qytetarët të bashkohen, por tubimi të jetë paqësore dhe “të mos bien pre e provokimeve që priten nga mbështetësit e pushtetit”.

Ministri i Policisë në Serbi, Aleksandër Vulin, ka njoftuar se policia do të ndërhyjë, nëse është e nevojshme, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç këshilloi policinë të tërhiqet, të lejojë bllokada dhe të mos reagojë derisa të kërcënohen jetët, pronat dhe institucionet.

https://www.youtube.com/watch?v=YqGTq9gBLso&ab_channel=FMImagesAlbania

Vuçiç njoftoi gjithashtu se do të ecë nëpër Serbi gjatë bllokadës dhe do të jetë së paku në pesë postblloqe.

https://www.youtube.com/watch?v=hu_0V6HXK1w&ab_channel=FMImagesAlbania

Organizatorët në anën tjetër kanë treguar se tash vonë janë formuar disa OJQ fantazmë, të cilat po tentojnë ta de-strukturojnë protestën, duke bërë thirrje për bllokim në vende të gabuara dhe se “regjimi nën maskën e OJQ-ve false po bënte thirrje për bllokada të institucioneve me qëllimin për të fajësuar qytetarët për shkaktimin e kaosit më pas”.

Për këtë ata u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen thirrjeve të organizatave që udhëhoqën protestën të shtunën e kaluar.

Aleksandër Jovanoviç Çuta, një nga organizatorët, ka thënë për gazetën serbe Danas se në orën 13:00 do të takohet me qytetarët para Sava Center.

“Askush nuk mund ta parashikojë tani se si do të zhvillohen gjërat. Varet nga shumë rrethana dhe nëse policia do të parandalojë gjithçka. Ne do t’i përshtatemi situatës”, deklaroi ai.