Teksa 2021-s po i vjen fundi, gjigantët e muzikës si “Billboard”, “Spotify”, “Apple Music”, “iHeartRadio” dhe të tjera po i publikojnë listat e këngëve dhe artistëve më të dëgjuar të vitit. Këngëtarja kosovare Dua Lipa zë vend në shumicën e tyre duke u bërë ylli më i madh botëror në muzikë.
“Levitating” e Dua Lipas ishte kënga më e suksesshme e vitit në top-listën më të famshme muzikore në bot “Billboard’s Hot 100”. Drake ishte artisti i vitit, ndërsa Morgan Wallen me albumin e saj doli e para në top-listën e albumeve.
“Levitating” debutoi në këtë listë më 17 tetor të vitit të kaluar. Doli në pozitën e dytë në 22 maj sivjet dhe deri më 4 dhjetor, vazhdon të jetë pjesë e majave të kësaj top-liste. Për çdo javë të vitit ishte pjesë e top-40 këngëve më të dëgjuara, ndërsa në 41 raste ishte pjesë e top-10-shes. Ky është rekord i ri botëror i një këngëtareje. Në përgjithësi, vetëm The Weeknd me 57 javë në top-10 është para Dua Lipës.
“Është diçka shumë e mirë, sidomos për shkak të burimeve të limituara si pasojë e pandemisë. Prandaj kjo nënkupton shumë për mua. Është diçka e pabesueshme”, ka deklaruar Lipa për “Billboard” kur ka kuptuar suksesin e jashtëzakonshëm
Edhe pse s’e ka arritur asnjë javë pozitën e parë, “Levitating” është numri një edhe në listën “Billboard Global 200”, në listën e këngëve më të transmetuara, atë të radiove, listën Pop dhe top-listën e “Billboardit” në Kanada.
Pos suksesit në top-listën më të famshme botërore, Lipa ka zënë vend në pesë-top këngët më të transmetuara në platformën “Spotify”, në top-pesë artistët më të dëgjuar në botë në këtë platformë. “Levitating” ishte edhe top-kënga më e dëgjuar në “iHeartRadio”, ndërsa Lipa ishte artistja e dytë më e dëgjuar në radio.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…