Disa nga kryetarë të komunave sot refuzuan të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.
Ndaj këtij vendimi, ka reaguar edhe profesori universitar, Enver Bytyçi.
Ai u shpreh se bojoktimi është i dënueshëm dhe i papranueshëm, derisa qytetarët do t’i dënojnë këta kryetarë.
“Sa mirë dijnë këta të opozitës së Kosovës t’ia rrisin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kreditet elektorale për zgjedhjet lokale të tetorit! Nuk shkuan në takimin me kryeministrin! Bënë opozitë të fortë!
E në fakt i bënë fushatë Albin Kurtit! Sepse në kulturën politike të Kosovës bojkoti është i dënueshëm, I papranueshëm. Dhe qytetarët e Kosovës nuk qëndrojnë vetëm te konstatimi. Ata të ndëshkojnë”, shkroi në Facebook Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Sa mirë dijnë këta të opozitës së Kosovës t’ia rrisin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit kreditet elektorale për zgjedhjet lokale të tetorit! Nuk shkuan në takimin me kryeministrin! Bënë opozitë të fortë!
E në fakt i bënë fushatë Albin Kurtit! Sepse në kulturën politike të Kosovës bojkoti është i dënueshëm, I papranueshëm. Dhe qytetarët e Kosovës nuk qëndrojnë vetëm te konstatimi. Ata të ndëshkojnë. Me këtë akt ata thonë: “Këta e bojkotojnë kryeministrin dhe na pengojnë ne në jetën tonë të përditshme! Atëherë pse t’i votojmë? Më mirë votojmë ata që nuk bojkotojnë, pra kandidatët e Vetëvendosjes dhe të Listës së Vjosës!
Kjo opozitë imiton të bërit opozitarizëm në Shqipëri. Por në Shqipëri opinioni është i ndarë përgjysëm, njëra palë e pëlqen opozitën e bojkotit, tjetra jo! Në Kosovë është krejt ndryshe!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…