The Bayraktar Akainci UCAV.
“Me dronin tonë Akinci, Turqia bëhet një nga tre vendet më të përparuara në botë në këtë lloj teknologjie“. Kështu u shpreh Presidenti turk Erdogan, me rastin e prezantimit të dronit të ri luftarak “Bayraktar Akinci”.
Erdogan shtoi se Turqia synon të bëhet një udhëheqëse globale. Droni “Akinci” deri më tani ka kryer 874 fluturime prove dhe më 5 korrik, në një test që bëri tregoi aftësitë luftarake duke goditur me saktësi objektivat.
“Bayraktar AKINCI” mund të fluturojë më lart se dronët ekzistues dhe të qëndrojë në ajër më gjatë.
Karakteristikat e dronit sulmues “AKINCI” janë sistemet e komunikimit dhe të radarit.
Gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, industria ushtarake turke është bërë një lojtare kryesore në fushën e avionëve pa pilot.
Në vitin 2021, Turqia i shiti dronët e saj “Bayraktar” për herë të parë një vendi të NATO-s, Polonisë, i cili porositi 24, ndërkohë që edhe Shqipëria arriti marrëveshjen për blerjen e 8 dronëve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…