Nënkryetarja e AAK’së e cila është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.
Reshitaj, në RTV Dukagjini ka thënë se reciprociteti në vend të taksës do të ishte një gabim i Kosovës pasi nuk ka njohje reciproke mes vendeve.
Ajo thotë se taksa ka prishur shumë strategji të Serbisë prandaj Kosova duhet të ketë kujdes në këtë drejtim.
Nënkryetarja e AAK-së thotë se gjëja e fundit që do të donte të shihte do të ishin protestat në rrugë kundër largimit të taksës.
“Por, kam frikë se mundësia e fundit që do të detyrohemi ta përdorim është protesta”.
Reshitaj thotë se frika ekziston që taksa të ndajë edhe shoqërinë në grupacione. Duke folur për Autostradën e Dukagjinit, deputetja thotë se Qeveria Haradinaj vetëm pasi procedoi me autostradat tjera vendosi për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.
“Është diskriminim shumë i madh kur janë ndërtuar shumë autostrada të thuhet se autostrada e Dukagjinit nuk është interes i qeverisë”.
Ish-ministrja e Ambientit duke folur për shkarkimet në disa borde publike që ka bërë Qeveria Kurti, ka thënë se punëtorët nuk guxojnë të mbeten në listat rezervë.
“Sekretarëve permanent duhet t’u gjenden pozita të ngjashme sipas ligjit. Qëllimi duket se është zëvendësimi me njerëz tjerë. Mbetet të shihet”, tha ndër të tjera Albena Reshitaj./
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…