Nga Dr. Hisham Ebul-Hakem
E ardhmja e marrëdhënieve Turqi-Rusi përmbahet në një deklaratë të dhënë nga Devlet Bahçeli, nga udhëheqës i lëvizjes kombëtare turke. Edhe pse nuk është ai që përcakton luftën dhe paqen, fjalimi i tij shpreh natyrën e ndjenjave kombëtare të turqve dhe konfliktin e mundshëm të afërt, përkundër të gjitha manifestimeve të mirëkuptimit të pretenduar turko-rus që në të vërtetë është i vështirë për t’u mbajtur, sepse bie në kundërshtim me faktet historike dhe gjeografike, të cilat një ditë mund të çojnë në konflikt midis Rusisë dhe Turqisë.
Rusia i ka vënë syrin Kostandinopojës (Stambollit), ngushticës së Bosforit dhe Dardaneleve për të arritur në Evropën Jugore, ndërkohë që Turqia i ka sytë nga Ballkani dhe Azia Qendrore.
Rusia ka pushtuar Krimenë në jug të Ukrainës dhe kontrollon Armeninë në lindjen të Turqisë, pastaj Sirinë dhe Libinë, e cila ka bërë që Turqia të bëhet një vend i rrethuar nga Rusia nga të gjitha anët, e cila shpreson ta gëlltisë atë. Përballë këtij pozicioni, Turqia detyrohet të hyjë në konflikt për të depërtuar rrethimin e vendosur ndaj saj.
Rusia paraqet kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare të Turqisë, bazuar në faktorët e fesë, historisë, ekonomisë, gjeografisë dhe politikës. Që nga fillimi i kontrollit perandorak të pushtetit në Rusi, Moska dëshiron Stambollin, ndryshe Kostandinopojën, si dhe ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, mbi arsyetimin se është aty kufiri i krishterimit në Lindje dhe se Rusia është përgjegjëse për të krishterët ortodoksë në të gjithë botën.
Mbi këtë bazë, Rusia kërkon të kontrollojë Kostandinopojën, e cila u pushtua nga Sulltan Mehmed Fatih, dhe se ëndrra ruse mbeti gurthemeli i politikës së saj deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, ku pas më pas u nënshkrua marrëveshja Sykes-Picot-Sazonov (e lidhur me emrin Sergei Sazonov, asokohe Ministër i Jashtëm rus).
Rusia e konsideroi veten trashëgimtare të Perandorisë Bizantine dhe synoi të rimarrë kontrollin e Kostandinopojës, Stambollin e sotëm, si dhe ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, duke i hapur rrugën flotës detare ruse drejt Mesdheut.
Kjo është arsyeja kryesore pse Rusia mbështeti marrëveshjen Sykes-Picot. Sidoqoftë, ndodhi ajo që revolucioni komunist shpërtheu në Rusi, kështu që në vjeshtën e vitit 1917 bolshevikët erdhën në pushtet dhe Rusia u zhyt në një luftë të përgjakshme civile. Si rezultat, një vit më vonë ajo u detyrua të nënshkruajë një traktat paqeje në Brest, duke hequr dorë nga çdo pretendim për mbetjet e Perandorisë Osmane, të cilat iu premtuan asaj nën marrëveshjen Sykes-Picot.
Sot, Rusia sheh shansin e saj të ri dhe një dritare në luftën siriane për të vazhduar ëndrrën, kështu që rivaliteti ruso-turk në Azinë Qendrore nuk duhet të anashkalohet, gjë që shton një dimension shtesë në përpjekjet e Rusisë për të minuar Turqinë, pasi ajo e konsideron rolin e Turqisë në Azinë Qendrore një kërcënim për sigurinë kombëtare ruse.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…