POLITIKE

“Bomba” e ekspertit: Baba Mondi dhe Pandeli Majko ishin në shënjestrën e Iranit

Disa orë pas largimit nga Shqipëria të diplomatëve të Iranit, eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, në “Radarin Informativ” në Abc ka zbuluar se dy personalitete e larta shqiptare kanë qenë shënjestër e Iranit.

Karamuço u shpreh se ish-ministri i Diasporës Pandeli Majko, i cili është parë disa herë në samitet që MEK ka zhvilluar në Paris dhe Manëz, por edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi kanë qenë në rrezik akut nga Irani.

“Nuk ishte sulmi kibernetik ai që solli këtë masë kaq të rëndë në aspektin diplomatik, por ka ardhur duke u shtuar, një sërë aktesh të rënda që ne kemi marrë gjithë kohës, duke folur që nga kërcënimi me raketa, na kanë sulmuar në OKB duke thënë se Shqipërisë është shtet terrorist, atentate e dështuara në Rinas ndaj zyrtarëve të huaj, atentate ndaj klerikëve tanë si dhe politikanëve tanë”, tha Karamuço. Sipas tij në shënjestër të frontit revolucionar iranian kanë qenë personalitete të Klerit dhe Politikës shqiptare.

Pjesë nga biseda në Abc:

Xhokaxhi: Kur kemi folur në Korrik ju thatë se dyshimi kryesor është se ky sulm vinte nga Irani, ku i bazonit këto informacione?

Karamuço: Kishte informacione që ishte bërë nga një profilizim jo vetëm nga strukturat tona por dhe ato europiane. Ishte një hetim nga një strukturë që ka bërë dhe hetime të tjera. Madje ne të dy edhe jemi përmendur nga dy kanale të Iranit madje mund të them edhe se jemi kërcënuar. Në fund të gushtit Shqipërisë ju soll e çertifikuar se ky sulm ishte i mbështetur nga qeveria iraniane. Nuk ishte sulmi kibernetik ai që solli këtë masë kaq të rëndë në aspektin diplomatik, por ka ardhur duke u shtuar, një sërë aktesh të rënda që ne kemi marrë gjithë kohës, duke folur që nga kërcënimi me raketa, na kanë sulmuar në OKB duke thënë se Shqipëria është shtet terrorist, atentate e dështuara në Rinas ndaj zyrtarëve të huaj, atentate ndaj klerikëve tanë si dhe politikanëve tanë.

Xhokaxhi: Atentate ndaj klerit, mund të na zbulosh emrin?

Karamuço: Ka qenë Baba Mondi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjëve.

Xhokaxhi: Kur e dëgjon tha se çfarë kanë patur me Baba Mondin?

Karamuço: Ata kanë rritur rrezikshmërinë, përfaqësuesit e fundit në Ambasadë kanë qenë ushtarakë dhe jo diplomatë. Edhe dekorimi i ish-shefit të Shërbimeve tona Visho Ajzati, nga SHBA është bërë pikërisht se ka parandaluar disa nga këto atentate, ku u janë bërë edhe politikanëve tanë.

Xhokaxhi: Cilit politikani?

Karamuço: Pandeli Majkos.

Xhokaxhi: Pandeli Majkos? Pse?

Karamuço: Ish-kryeministri jonë ka qenë pjesë aktive e MEK, ku ka marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të huaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago