Bombardimet në zemër të Bejrutit, mes të vrarëve edhe 3 liderë të Frontit Çlirimtar të Palestinës

Tre nga viktimat e bastisjes së kryer mbrëmë (29 Shtator) nga Izraeli, në qendër të Bejrutit, janë të liderëve të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Organizata i identifikoi tre viktimat si: Muhammad Abdel Aal, i njohur gjithashtu si Abu Ghazi, anëtar i byrosë politike të PFLP dhe kreu i departamentit të sigurisë ushtarake.

Imad Odeh, i njohur gjithashtu si Abu Ziad, anëtar i departamentit ushtarak të PFLP dhe komandant ushtarak në Liban.

Abdul Rahman Abdel Aal, i përshkruar vetëm si një “shok martir hero”.

Në fundjavë, mes natës së 27-28 Shtatorit, IDF hodhi 80 bomba në një prej lagjeve të Bejrutit, ku ndodhej baza e Hezbollah, duke vrarë dhjetëra persona, mes tyre edhe kreu e lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah, vdekja e të cilit tashmë është konfirmuar, pas gjetjes së trupit nën rrënoja ditën e djeshme (29 Shtator).

Izraeli nuk i ka ndalur bombardimet, deri në zemër të Bejrutit, duke shkaktuar të paktën 12 viktima në orët e fundit.