LAJME

Nga heshtja në zjarr, tragjedia që tronditi shqiptarët në Zvicër

Komuniteti shqiptar në Zvicër është tronditur sot, pasi në Épagny mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tragjedi, pasi i dyshuari, shqiptari me inicialet R.B nga komuna e Malishevës vrau dhe djegu bashkëshorten e më pas dhe veten.

Në vendin e ngjarjes kishte ndërhyrje të madhe policore dhe të zjarrfikësve në një zonë të qetë rezidenciale të këtij fshati të kantonit Fribourg. Rreth orës 9:15, dëgjoheshin sirena dhe zhurma të tensionuara. 

Ndërsa policia kishte izoluar zonën gazetarja e albinfo.ch nga vendi i ngjarjes vërejti ndërhyrjen e forcave speciale, të cilat hynë me forcë në shtëpi duke bërtitur “duart lart!”, teksa flakët nisën të përhapeshin. Zjarrfikësit e Gruyères dhe Broc arritën ta vinin zjarrin nën kontroll rreth mesditës.

Sipas autoriteteve, dy trupa pa shenja jete u gjetën nën rrënojat e shtëpisë, bashkë me një armë të gjatë. Sipas informacioneve të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe nga burime të besueshme në komunitetin shqiptar, viktimat ishin një burrë dhe një grua me origjinë nga Kosova – konkretisht nga rajoni i Malishevës. Ai ishte 42 vjeç, ajo 38. Ata ishin të martuar dhe prindër të katër fëmijëve, transmeton albinfo.ch.

Sipas të dhënave jozyrtare, gruaja punonte si pastruese në atë shtëpi, ndërsa burri kishte qenë më parë i punësuar në një firmë lokale. Ai dyshohet se ka hyrë në shtëpi me një armë zjarri, ka qëlluar mbi bashkëshorten e tij dhe më pas ka shkaktuar zjarrin ku humbi jetën edhe vetë.

Burime nga komuniteti i informuan gazetarët se çifti kishte pasur marrëdhënie të tensionuara prej kohësh. Viktima thuhet ta kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë në familje dhe ai kishte qëndruar për rreth një muaj në paraburgim. Vetëm pak kohë pas lirimit të tij ka ndodhur kjo ngjarje tragjike.

Pamjet nga vendi i ngjarjes janë tronditëse: dritare të thyera, mure të nxira nga tymi, struktura e vilës pjesërisht e shkatërruar. Banorët vendas ishin ende të tronditur. Një prej tyre i tha gazetares sonë: “Nuk e kemi përjetuar kurrë diçka të tillë. Ishte si një film, por me fund tragjik, këtu pranë nesh.”

Policia kantonale ka konfirmuar se rrethanat janë ende objekt hetimi, ndërsa identifikimi zyrtar i viktimave vazhdon. Hetimi po udhëhiqet nga Zyra e Prokurorit Publik të Fribourgut.

Organizatat për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje kanë reaguar duke theksuar se dhuna nuk duhet të injorohet asnjëherë dhe se ndihma duhet kërkuar menjëherë.

Albinfo.ch do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet nga ky rast dhe të informojë lexuesit në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago