Boris Johnson po fiton mbështetjen e konservatorëve për të qenë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s.
Kryeministri po përmendet si një kandidat për të marrë postin kyç të mbrojtjes, ku Sekretari i Përgjithshëm aktual Jens Stoltenberg pritet të tërhiqet në shtator të vitit të ardhshëm.
Nëse ndodh, Johnson është politikani i fundit britanik i cili përflitet për këtë rol pas Ben Wallace, Sekretarit të Mbrojtjes, Theresa May dhe David Cameron, të dy ish-kryeministra.
Distanca kohore do t’i lejonte Johnson-it disi kohë për të rikarikuar “fuqitë e tij” pasi largimit nga posti i kryeministrit më 6 shtator.
Ai do të duhej të largohej si deputet për të marrë këtë rol, i cili emërohet unanimisht nga vendet anëtare të NATO-s.
Një kandidat britanik është sugjeruar prej kohësh për këtë rol për shkak të mosbesimit të SHBA-ve ndaj ndonjë figure të Bashkimit Evropian në marrjen e detyrës, duke pasur parasysh sugjerimet e përsëritura të planeve për një ushtri të re të BE-së.
Britania është gjithashtu e besuar nga shtetet baltike dhe Johnson personalisht ka fituar pikë ndërkombëtare për ndihmën në ndërtimin e koalicionit ndërkombëtar kundër presidentit rus Vladimir Putin.
Deputeti Richard Drax, një anëtar i lartë konservator i komitetit të përzgjedhur të mbrojtjes, tha se do të mbështeste Kryeministrin për rolin.
Drax tha për “The Telegraph” se, “çdo britanik i shquar do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer. Nëse vërtet kjo është ajo që Boris Johnson dëshiron të shkojë të bëjë, sigurisht që unë do ta mbështes”.
Deputeti Mark Francois, një tjetër anëtar i komitetit të mbrojtjes, shtoi se, “njerëzit ndoshta do të grinden për trashëgiminë e Boris Johnson për vite me radhë, por një gjë që është qartësisht e padiskutueshme është mbështetja e tij absolutisht e vendosur për Ukrainën përballë barbarisë ruse”.
Megjithatë, kishte shqetësime në mesin e rangut të lartë, si Lord Dannatt, ish-kreu i Ushtrisë Britanike, duke thënë se ai nuk mund ta mbështeste Johnson për shkak të karakterit të tij.
Kreu i ardhshëm i NATO-s do të emërohej këtë shtator, por u vonua me një vit për shkak të krizës në Ukrainë.
Politikani i fundit i Mbretërisë së Bashkuar që u bë sekretar i përgjithshëm i NATO-s, një nga emërimet më të larta të mbrojtjes në botë, ishte Lordi Robertson i Port Ellen – i cili në atë kohë ishte Sekretar i Mbrojtjes së Punës – në 1999.