BOTA

Bota reagon pas ekzekutimeve publike në Afganistan

Talibanët kanë kryer ekzekutime publike të katër personave më 11 prill – numri më i lartë i ekzekutimeve të kryera brenda një dite që kur talibanët rimorën pushtetin – duke nxitur dënime nga grupe nga e mbarë bota.

Zyrtarët lokalë talibanë konfirmuan se individët – që ishin akuzuar për vrasje – u ekzekutuan para turmave që ishin mbledhur në provincat perëndimore të Farahut, Nimrozit dhe Badgisit.

Dëshmitarët okularë në një nga këto ekzekutime, që folën në kushte anonimiteti për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, thanë se familjarët e viktimave qëlluan drejt të akuzuarve.

“Familjarët e [të akuzuarve] tyre ofruan para që familjarët e tyre të mos ekzekutoheshin, por familjarët e viktimave refuzuan. Njerëzit nuk i kuptojnë plotësisht këto çështje, këto ngjarje kanë një ndikim të madh psikologjik”, tha një person.

Në provincën Nimroz, talibanët ftuan civilët, shërbyesit civilë dhe personelin ushtarakë që të ishin dëshmitarë të një ekzekutimi në një stadium në Zaranj.

“Burri u qëllua nga familjarët e viktimës. Ta shihje këtë skenë ishte e tmerrshme. Askush nuk dëshiron të shohë një vrasje, edhe nëse një gjë e tillë thuhet se është një ndëshkim hyjnor”, tha një banor lokal.

Ekzekutimet, që janë pjesë e interpretimit të Ligjit islamik nga talibanët e linjës së ashpër, përshkruhen nga regjimi si “qisas” apo drejtësi ndëshkuese apo hakmarrëse.

Që prej kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë rifilluar që të aplikojnë dënime trupore dhe ekzekutimet publike, duke rikthyer praktikat gjatë sundimit të tyre shtypës në vitet ’90. Deri tani, të paktën 10 persona janë ekzekutuar publikisht.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se këto ndëshkime përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Sipas tyre, përdorimi i ekzekutimeve si spektakël publik është jo vetëm çnjerëzor, por gjithashtu kontribuon në krijimin e një kulture frike dhe traume në komunitetet, që tashmë kanë kaluar dekada të tëra lufte dhe dhune.

Në një deklaratë të postuar në X, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International dënoi ekzekutimet, duke i quajtur ato “të neveritshme”.

“Afganistan: Ekzekutimet publike, të neveritshme, të katër personave në provincat Nimroz, Farah dhe Badgis sot tregojnë për abuzimin alarmues të vazhdueshëm të talibanëve ndaj të drejtave të njeriut në shtet. Autoritetet de facto të talubanëve vazhdojnë të shkelin në mënyrë flagrante parimet e të drejtave të njeriut”, u tha në deklaratë, raporton REL.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion ndaj talibanëve për të ndaluar këtë shkelje të hapur të të drejtave të njeriut dhe për të ndihmuar në garantimin e respektimit të garancive ndërkombëtare në Afganistan”.

Talibanët pretendojnë se ekzekutimet janë bërë pas “hetimesh transparente dhe procedurash gjyqësore”, por Kombet e Bashkuara dhe disa organizata për të drejtat e njeriut i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar mungesën e një sistemi funksional gjyqësor dhe mungesën e procesit të rregullt gjyqësor në gjykatat e talibanëve.

“Jemi të tmerruar nga ekzekutimet e katër burrave këtë mëngjes”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në një postim në X, duke u bërë thirrje “autoriteteve de facto në Afganistan të vendosin një moratorium mbi përdorimin e dënimit me vdekje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

50 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago