Momente rrëqethëse vijnë nga qyteti i Durrësit, ku një i ri i quajtur Klajdi Qato është shpëtuar nga forcat greke.
25-vjeçari kishte prej më shumë se 21-orësh që gjendej nën gërmadhat e hotelit Vila Palma, që ishte në pronësi të babait të tij. Forcat e vendit fqinj kanë krijuar një tunel për të nxjerrë të riun i cili ka mbijetuar vetëm falë një dysheku që i kishte rënë sipër si mburojë. Ndërkohë e gjithë skena e shpëtimit është publikuar Live nga kryeministri Rama.