Si pasojë edhe e reshjeve te dendura të shiut një pjesë e bregdetit të vendit u pushtua nga mbetjet. Edhe Velipoja u mbush me mbeturina duke të krijuar një ide tërësisht ndryshe nga ajo e sezonit turist.
Por pse ndodh kjo?
Gazetarja Emi Kalaja ishte në zanafillën e këtij shqetësimi për qytetarët e Shkodrës. Buzë lumit Kir, qytetarë të papërgjegjshëm kanë ngritur një landfill të paligjshëm. Atje shkojnë e hidhen mbetje urbane organike, por edhe interte.
“Është një spot i depozitimit të mbetjeve. Është kthyer në një landfill ndonëse nuk është vendi i duhur. Brigjet e këtij lumi janë mbushur me mbetje inerte dhe urbane organike që depozitohen aty nga qytetarë të papërgjegjshëm”, tha ajo.
Gazetarja raportoi se në këtë zonë ka një mungesë të monitorimit dhe dhënies zgjidhje të një problemi prej 30 vitesh.
“Këtu është një landfill i paligjshëm ku qytetarë të papërgjegjshëm me kamionë dhe fadroma shkarkojnë mbetje gjatë orëve të darkës, në orët e errësirës dhe nuk po gjendet një zgjidhje, ndonëse janë vendosur kamera sigurie apo ka pasur gjobitje nuk ka pasur një zgjidhje të kësaj problematike”, raportoi gazetarja.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…