POLITIKE

Sali Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Unë jam kosovar – Tropoja është Kosovë, siç është Mitrovica e Suhareka

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha e tha edhe sonte, 11 dhjetor, përballë gazetarit Blendi Fevziu në “Opinion” se “ai është kosovar” dhe se asnjëherë në jetën e tij nuk ka bërë dallim mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Foli edhe për burgosjen e katër ish-krerëve të UÇK-së.

Sali Berisha: Zotëri, unë jam kosovar, unë nuk mendoj dot…

Pyetje: Si je kosovar?

Sali Berisha: Jam kosovar unë, Tropoja është Kosovë, siç është Mitrovica, Suhareka. Po të më pyesësh mua, unë mendoj sa për Shqipërinë, edhe për Kosovën, nuk kam ndonjë dallim..

Po a ishte i tensionuar raporti i tij me Hashim Thaçin?

“Jo absolutisht! Ka ardhur në zyrë dhe i kam dhënë mbështetje të plotë, kthehu të mitingu, te deklaratat e mia për UÇK-në”, u përgjigj kryedemokrati.

Madje, kujtoi momentin kur një zyrtar britanik i kishte thënë se “ai është komisar i UÇK-së”.

“Jo i them unë, nuk jam komisar. Unë e mbështes luftën dhe lëvizjen. Pse thotë atëherë, shtëpia jote është bërë bazë e tyre? Është bërë bazë prej traditës së familjes time, bindjes time. Ata janë vrarë për Kosovën”, rrëfeu Berisha.

Për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhen në Hagë, tha me bindje se “ata janë të pafajshëm”.

“Kur them këtë, unë jam njeri që pranoj plotësisht ligjin e vendit dhe atë ndërkombëtar, por deri sot, nuk kam gjetur asnjë dëshmi të vetme, të faktojë krimet e tyre”, deklaroi kryetari i PD-së.

Deklaroi se pas luftërave të Skënderbeut, lufta e UÇK-së është “faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago