LAJME

Britania arreston shqiptarët e “Scarface”, Independent: Londra jep 1.5 milion paund për drejtorinë e burgjeve

Policia britanike ka publikuar pamjet e arrestimit të pjesëtarëve të një bande shqiptare të trafikut të drogës, e cila idealizonte filmin e Al pacinos, “Scarface”, pas një sërë bastisjesh të organizuara rreth kryeqytetit Londër.

Siç bën të ditur “Daily Mail”, hetimet për grupin e organizuar kriminal nisën pas sinjalizimit për aktivitete të dyshuara në një zonë të Derbyshire, në veri të Londrës.

Grupi, i drejtuar nga vëllezërit Edmond dhe Eduard Haziri pomponte 1.1 milion paund kokainë në qytezat rreth Stafordshire, Derbyshire dhe Leicestershire, duke shitur drogë të klasit të parë, të mbështjellë në bileta llotarie.

Siç pohon tabloidi, ata u kapën pas një operacioni 1-vjecar. Sakaq, gazeta “Indipendent” e Londrës zbulon detaje të tjera nga marrëveshja mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare për transferimin e të burgosurve shqiptarë në burgjet tona.

Ajo përfshin një ndihmë prej 1.5 milion paundësh për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në Shqipëri, që  sipas medias britanike, do të përdoren për blerjen e 15 makinave elektrike dhe 22 furgonëve.

Ujdia që u njoftua në maj parashikon transferimin në atdhe të 200 shqiptarëve të burgosur në Angli dhe Uells.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago