Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se forcat e Moskës po përpiqen të ruajnë ritmin e përparimit të forcave të tyre në të gjithë Ukrainën, shkruan BBC
Zyrtarët e sigurisë thanë se trupat ruse po luftojnë për të kapërcyer sfidat që kanë hasur në terrenin e Ukrainës. Ata theksojnë gjithashtu se shkatërrimi i urave nga forcat ukrainase ka “luajtur një rol kyç duke penguar në këtë mënyrë përparimin rus.
“Taktika e Forcave të Armatosura të Ukrainës ka shfrytëzuar me mjeshtëri mungesën e manovrave ruse, duke penguar përparimin rus dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese”, citohet të ketë thënë ministria e mbrojtjes.