POLITIKE

Britania vendos sanksione kundër konsullit të nderit të Serbisë në Shën Pjetërburg

Mbretëria e Bashkuar tha se ka vendosur sanksione kundër disa bankave ruse dhe oligarkut Gennady Timchenko, si kundërpërgjigje e vendimit të Presidentit rus, Vladimir Putin, për të futur trupa në Ukrainë.

Johnson tha se Perëndimi duhet të përgatitet për pjesën tjetër të planit të Putin, pasi sipas tij po bëhet gati terreni për pushtimin e plotë të Ukrainës. Përveç Timchenkos, sanksione u vendosën edhe ndaj 5 bankave – Rossiya, IS Bank, GenBank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi – si dhe ndaj kushërinjve Igor dhe Boris Rotenberg. Sipas kryeministrit britanik sanksionet pengojnë tërheqjen e valutave të huaja në Rusi nga këto banka, që do të ishin shumë të nevojshme për Moskën për të krijuar rezerva, sidomos në dollarë, në rast të një bllokade totale.

Ai gjithashtu është themelues i një kompanie, “Gunvor”, në të cilën, sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, ka investime edhe vetë Putin.

Gennady Nikolayevich Timchenko është një prej oligarkëve më të famshëm rusë. Pronar i disa bizneseve me investime në fushën e energjisë, transportit dhe infrastrukturës, ai renditet si njeriu i gjashtë më i pasur në Rusi dhe i 96-ti në botë. Nga viti 2012, ai është edhe konsull nderi i Serbisë në Shën Pjetërburg.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago