Policia keniane po heton vdekjen e katër personave që dyshohet se kanë vdekur nga uria me urdhër të liderit të një kulti kontrovers.
Pastori Makenzie Nthenge dyshohet se u ka thënë ndjekësve të tij në zonën bregdetare të Kilifit që të vdisnin nga uria me shpresën për të arritur shpejt në parajsë.
Pas një informacioni, policia gjeti 15 persona të sëmurë rëndë të enjten, por vetëm 11 arritën të gjallë në spital, raportoi BBC.
Policia po shqyrton gjithashtu raportet për një varr masiv në një pyll aty pranë.
Muajin e kaluar Nthenge u akuzua në lidhje me vdekjen e dy fëmijëve, prindërit e të cilëve ishin bashkuar me kishën e tij.
Ai u deklarua i pafajshëm dhe u lirua me kusht. Vendndodhja aktuale e pastorit nuk është e qartë.
Disa nga të mbijetuarit, përfshirë një adoleshent, janë aktualisht në një gjendje kritike, pasi janë dobësuar shumë.
Kenia është një vend fetar dhe kjo nuk është hera e parë që njerëzit joshen për t’u bashkuar me kishat ose kultet e rrezikshme, të parregulluara.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…