LAJME

U zunë në TikTok, 2 të plagosur më armë zjarri në Durrës

Një konflikt verbal në rrjetin sociale Tik-Tok ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në Durrës ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy 21-vjeçarë, banues në lagjen nr.12 në Durrës.

Klajdi Mansaku, 25-vjeç dyshohet e ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të të rinjve dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali dhe Arben Haxhiu, i cili ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Sipas policisë, rezulton se autori i dyshuar Klajdi Mansaku ka debatuar mbrëmjen e kaluar në telefon me Mario Vrionin (kushëriri i Jurgen Vrionit) dhe kanë lënë një takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së tij.

I riu ka marrë kushëririn e tij Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun, ky i fundit shok i tyre i përbashkët dhe kanë shkuar në vendin ku kishin lënë takimin për tu sqaruar. Por në momentin kur kanë shkuar për tu sqaruar, Klajdi Mansaku, sapo i ka parë që i janë afruar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën  për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente  ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

21 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

3 ditë ago