Anëtari i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, Janusz Bugajski, ka kritikuar Perëndimin për qasjen që ata kanë karshi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Bugajski për mediumin boshnjak, istraga.ba, tha se udhëheqësit amerikanë dhe të Bashkimit Evropian “besojnë vërtet se liderët politikë si Vuçiqi mund të shndërrohen në demokratë. Por sipas tij, amerikanët dhe evropianët të njëjtën shpresë kishin edhe për presidentit rus, Vladimir Putin.
“Udhëheqësit amerikanë dhe të BE-së duket se besojnë vërtet se liderët politikë si Vuçiç mund të shndërrohen në demokratë bashkëpunues. Kjo do të ndodhë dukshëm përmes përfshirjes në takime dhe negociata të nivelit të lartë që do të gjenerojnë besim të ndërsjellë. Sipas këtij skenari, edhe një “ish” nacionalist dhe propagandist do të kuptojë se duhet të bëjë kompromise nëse Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe do t’i ofrohen fonde të konsiderueshme për anëtarësim”.
Bugajski thotë se për vite të tëra qeveritë perëndimore nënshkruan marrëveshje dhe mundësuan që energjia dhe paratë shtetërore ruse të depërtojnë në Evropë me shpresën e dëshpëruar se kjo do ta kthente Rusinë në një partner normal.
Mirëpo ai shton se depërtimi i Moskës në institucione perëndimore pati efekt të kundërt.
“Për fat të keq, një politikë e tillë e përfshirjes dështoi në mënyrë të neveritshme në rastin e presidentit rus Vladimir Putin. Për vite të tëra, qeveritë perëndimore u angazhuan në diskutime të pafundme, nënshkruan marrëveshje dhe mundësuan që energjia dhe paratë shtetërore ruse të depërtojnë në Evropë me shpresën e dëshpëruar se kjo do ta kthente Rusinë në një partner normal. Në vend të kësaj, depërtimi i Moskës në institucionet perëndimore pati efektin e kundërt, duke mundësuar shantazhin dhe zhvatjen e Rusisë, më të dukshme pas pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt”.