POLITIKE

Bulliqi për Veliun: Kallushan e mustaqegji, që s’po i ndalon zgjedhjet e Serbisë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka reaguar Qeverisë Hoti për zgjedhjet e Serbisë, për të cilat po votohet edhe në Veri të Mitrovicës.

Lejmi i mbajtjes së zgjedhjeve është në kompetencë të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Brendshme e cila ofron siguri.

Ministër i MPB’së është Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilin Bulliqi e ka quajtur “ministër kallushan me një krah mustaqe”.

“Shtrohet pyetja për këtë qeverinë “Koti” me mandat të grabitur, e me këta ministra kallushana me nga një krah mustaqe, nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës….!?, ka shkruar Bulliqi.

Ish-udhëheqësi i arsimit në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, edhe zyrtarisht, është nominuar për Shef të Komunës. Profesori i gjeografisë e ka nisur rrugëtimin e ri për ta rrëzuar LDK’në nga pushteti 20-vjeçar në Llap.

Shpejtim Bulliqi kishte nisur karrierën politike në një parti të vogël për të kaluar në LDK. Ishte bërë mik e dost i ngushtë i Agim Veliut. Ky i fundit e kishte shpërblyer me një pozitë udhëheqëse në Llap. Ia kishte besuar udhëheqjen e arsimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago