Parlamenti gjerman votoi këtë të enjte për të autorizuar Qeverinë gjermanë që të votojë “pro” nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Me 395 vota pro (nga 709 deputetë) Bundestagu i dha dritën jeshile kancelares Merkel që në mesin e tetorit të votojë pro çeljes së negociatave në samitin e Këshillit Europian.
Më 14 shtator, grupi i shumicës në Bundestag, CDU/CSU, votoi pro hapjes së negociatave, duke u dakordësuar në qëndrim edhe me socialdemokratët në opozitë. Por, qëndrimi i tyre, dakordësuar edhe me SPD, ka një seri konstatimesh dhe kushtesh, që Shqipëria duhet të plotësojë më pas.
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn mirëpriti votimin në favor të nisjes së negociatave. “Njohja e përmirësimeve konkrete është çelësi i nxitjes për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE”, shkroi Hahn në Twitter.