KRYESORE

Kurti nuk pranon që zgjedhjet serbe të mbahen në Kosovë

Kanë mbetur më shumë se një javë kur pritet të mbahen zgjedhjet në Serbi, e kjo e fundit refuzon të bëjë kërkesë zyrtare autoriteteve të Kosovës për të mbajtur zgjedhjet edhe në komunat që janë të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Madje Serbia ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në qytetet e Serbisë ku do të mund të votojnë qytetarët serbë atje. Kjo pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk kishte aprovuar OSBE-së kërkesën e autoriteteve të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në Kosovë.

Kurti i ishte përgjigjur këtij institucioni që autoritetet serbe me një kërkesë të tillë duhet t’i drejtohen direkt autoriteteve të Kosovës. Në një përgjigje për TV Klan, Bashkimi Evropian rekomandon rifillimin e praktikës së vendosur për të lejuar serbët e Kosovës të votojnë në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare serbe të 17 Dhjetorit, me lehtësimin e OSBE-së.

“Ky vendim nuk është në përputhje me frymën e dialogut, parimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe ndërtimin e besimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

I pyetur nëse autoritetet serbe duhet t’i bëjnë kërkesë zyrtare Serbisë, Stano thotë se presin që Kosova dhe Serbia të pajtohen për modalitetet për të mundësuar zgjedhjet  në mirëbesim dhe frymën e kompromisit.

“BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojnë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Është thelbësore që votuesit serbë me të drejtë vote që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare serbe”, tha Stano.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë është shprehur i zhgënjyer, megjithatë  thotë se  si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë vetë t’i përcaktojë kushtet për zgjedhjet e shteteve të tjera që mbahen në territorin e saj.

Praktika e mosmbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ka nisur që nga viti  2022 kur referendumi dhe zgjedhjet  nuk ishin lejuar  të mbaheshin në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

32 minuta ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

15 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago