Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, 24-vjeçarin që vrau në maj të vitit 2024 efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, në fshatin Baltëz.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor që lidh fshatrat Baltëz dhe Dërmenas. Sipas hetimeve, Mërnica udhëtonte me automjet bashkë me nënën e tij, kur u ndalua nga efektivi 29-vjeçar, i cili i kërkoi të ulte shpejtësinë për shkak të zonës së banuar.
Në vend që të zbatonte urdhrin e policit, Mërnica ndaloi makinën, doli prej saj me një pistoletë në dorë dhe i drejtoi armën Cenalisë. Më pas e qëlloi tre herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes, Mërnica u arrestua dhe ndaj tij nisi procesi gjyqësor, i cili u mbyll sot me vendimin për dënim të përjetshëm. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe u konsiderua një sulm i rëndë ndaj uniformës së shtetit.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…