Burri Albulena Haxhiut zbulon qëllimin e Thaçit

Alban Krasniqi i cili është edhe burri i ministres se drejtësisë Albulena Haxhiut, në një postim të tij në facebook ka sulmuar ashpër presidentin e vendit Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se edhe përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, PDK-SHIK përmes Thaçit po tentojnë ta rikapin shtetin.

Postimi i plotë:

PDK-SHIK përmes Thaçit po tentojnë ta rikapin shtetin përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Fatmirësisht deputetët me votën e tyre mund ta rrëzojnë këtë skenar të PRONTO-s.