Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Artan Behrami, dhe burri i kryekuvendares, Vjosa Osmani, janë përplasur keq në twitter.
Një debat të tillë mes Behramit dhe Prindon Sadriut e ka nxitur një shkrim i të parit, i cili ka thënë se Albin Kurti, Veton Surroi dhe Vjosa Osmani kanë një gjë të përbashkët “ Luftën me Don Kishotin”, për të gjetur një vend në historinë e Kosovës.
“Është një gjë e përbashkët që e kanë Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Veton Surroi. Luftën e Don Kishotit: gjetja e një vendi në historinë e Kosovës. Asnjëri në luftën e UÇK’së për çlirimin nga Serbia dhe asnjëri në deklarimin e pavarësisë nga Serbia. Por historia ka një vend për liderët, jo ndjekësit”, ka shkruar Behrami në profilin e tij zyrtar në twitter.
Ndaj një deklarate të tillë ka reaguar burri i Vjosa Osmanit, Prindoni. Ai i ka thënë Behramit se është turp që një person si ai prezanton zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.