Burri ndërron jetë në qendrën e masazheve, prokuroria në Prishtinë nis hetimet

Një burrë rreth të 60-ave është raportuar se ka humbur jetën në qendër masazhesh në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në lagjen Arbëria të kryeqytetit të Kosovës, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Viktima ende nuk është identifikuar nga Policia, pasi burri nuk ishte dokumente identifikimi me vete.

Në vendendngjarje ka qenë të pranishme disa vajza që punojnë në qendrën e masazheve të cilat gjithashtu po merren në pyetje.

Një hetim ka nisur nga prokuroria e Prishtinës, ku janë referuar matarialet proceduriale.