Burri nga Malisheva e raporton gruan në Polici, thotë se ajo po ushtron dhunë ndaj tij vazhdimisht

Një burrë nga Malisheva gjatë ditës së djeshme ka raportuar në Polici gruan e tij, pasi siç ka thënë ajo në vazhdimësi po ushtron dhunë ndaj tij.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë 18.12.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt.

Në raportin 24 orësh të Policisë janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje.