POLITIKE

Buxheti “në tym”: Sali Berisha paralajmëron kaos, Garda rrethon deputetët

Prej dy javësh, komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë nuk ia dolën të zhvillojnë një debat për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Protesta e opozitës dhe veprimet bllokuese të saj, bënë që mbledhjet ku qeveria duhet të jepte llogari se si do t’i shpenzojë taksat, të kalojnë online, mbledhje të cilat pakica parlamentare i bojkotoi.

Këtë të hënë është momenti që paketa fiskale të diskutohet dhe miratohet në parim, në seancën plenare.

Këto mbledhje zakonisht kanë qenë maratonë dhe debatet kanë vijuar gati dy ditë. Por nuk pritet të jetë kjo seanca e sotme.

Related Post

Sali Berisha dhe grupimi që e mbështet kanë deklaruar se do ta ashpërsojnë edhe më tej reagimin dhe nuk do ta lejojnë Kuvendin të punojë.

Zor se mund të zbulohet çfarë mund të jetë më shumë se grumbulli i karrigeve të deputetëve mbi foltore, flakadanëve, tymuesve dhe grushtave mbi kundërshtarët. Në kushtet e një reagimi të paparashikuar, garda e republikës ka marrë masa për të garantuar sigurinë fizike të deputetëve dhe për të mos lejuar përplasjen mes tyre, raporton abcnews.al.

Gazment Bardhi publikoi një foto të shtunën, ku oficerët e Gardës janë duke bërë një testim në sallën plenare, plan që do ta zbatojnë sot.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Tragjedi/ Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë…

40 minuta ago

Publikohen për herë të parë pamjet nga vrasja e Martin Canit

Janë publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori…

2 orë ago

Masakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollë

Një masakër ka goditur sot qytetin Graz në juglindje të Austrisë, ku një person i…

4 orë ago

AP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare

Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi…

4 orë ago

Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është…

6 orë ago

I hoqi pantallonat kolegut, gjobitet gruaja nga Koreja e Jugut

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka gjobitur një grua për sjellje të pahijshme seksuale,…

8 orë ago