POLITIKE

Dy burra dhe një spektakël

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye të festonte. Idhulli i tij Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe më 20 janar të këtij viti u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Si BOSS. (Trumpit i pëlqen të shkruajë me shkronja të mëdha, sidomos kur është i mllefosur. Ose i lumtur). Musk shkroi aty ku shkruan përherë, në X, ish-Twitter: “E dua Donald Trumpin aq shumë sa mund ta dojë një burrë heteroseksual një burrë tjetër”.

E tash?

Trump është i bindur se Musk është çmendur. Musk është i bindur se këtë president duhet përzënë nga Shtëpia e Bardhë. Madje ai bëri thirrje për themelimin e një partie të re. Marrëdhënie mes tyre u acarua aq shumë në 24 orët e fundit, saqë vlera e aksioneve të tyre publike (jo vetëm në bursë) ra dukshëm. Dikur Musk dërgoi sinjale se dëshiron ta qetësojë situatën, se preferon të flasë në telefon me Trumpin. Por ky tha se dëshira e tij për të telefonuar me Muskun është pamatshëm nën zero.

Musk kundërshton një ligj të Trumpit, i cili, sipas Muskut, do të dëmtojë ekonominë amerikane. Trump thotë se ligji nuk e dëmton ekonominë amerikane, por ndoshta Muskun, veturat e të cilit bartin emrin e një shkencëtari kroat për të cilin gati të gjithë serbët janë të bindur se është serb. Dhe e kundërta.

Një analizë e “Washington Post” ka treguar se ndërmarrjet e Muskut kanë përfituar së paku 38 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit. Një bashkëpunëtor i Muskut tha: “Ajo që deshi Musk ishte: të bëhej president, mendoj unë”. Por president mund të jetë vetëm një. Tani për tani ai është Donald Trump. Ai nuk ka aq shumë ndjekës në mediat (a)sociale sa Musk (220 milionë në X), por ç’të duhen ndjekësit, por je komandant suprem i superfuqisë.

Por loja s’ka mbaruar. Ende.

Todd Belt nga George Washington University shpjegon në “New York Times” se vitin e ardhshëm, kur do të mbahen zgjedhjet për Kongres, do të ketë kandidatë që do të mbështesë Trumpi dhe kandidatë që do të përkrahë Musku. “Trump është edhe 3,5 vite president, ndërsa unë do të jem këndej edhe 40 vjet”, shkroi Musk në X.

Mike Lee, senator nga Utah, ia hapi zemrën opinionit dhe tregoi se ligjvënësit janë në siklet – si një fëmijë, i cili pas shkurorëzimit të prindërve duhet të vendosë se me cilin prind do të vazhdojë të jetojë. Me Trumpin apo me Muskun? “Por … unë me të vërtetë i dua të dy”, tha Mike Lee.

Hallku le të flasin çfarë të duan, por unaza tashmë është hedhur në oqean dhe s’e gjen kush dot. Trump ka vendosur ta shesë veturën Tesla (prodhim i një firme të Muskut) dhe e ka shpjeguar sjelljen e Muskut me konsumimin e drogës nga ana e tij. Pra, nga ana e Muskut. Trump, për aq sa dihet, është i pastër në këtë drejtim. As alkool nuk pi. (Mos të harrojmë: Tesla e Trumpit ka ngjyrë të kuqe).

Në morinë e lajmeve për pak u harrua: rusët i ofruan azil Muskut. Por gjasat që Musk të shkojë në Rusi nuk janë të mëdha. Ai mund të grindet pafund me Trumpin, por jeta e tij nuk është në rrezik. Amerika ende është demokraci. E madhe. Vlladimir Putini sillet ndryshe me miqtë e tij. Ndokujt ndoshta i thotë gjë emri: Jevgeni Prigoshin.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago