POLITIKE

Buxhovi: Çlirimi nuk solli lirinë

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi, ka thënë se çlirimi nuk e ka sjellë lirinë në Kosovën. Buxhovi ka thënë se procesi ka mbetur në gjysmë.

“Shteti i Kosovës është e arritura më e madhe historike e shqiptarizmit në këtë shekull. Por çlirimi nuk e ka sjellë lirinë dhe ky proces ka mbetur i papërfunduar. Ky është përqendrimi im në letërsi, unë jam shumë kritik ndaj gjithë kësaj. Ka pasur keqkuptime, se po e fyej luftën e gjëra tjera, siç dinë te ne që t’i mbrapshtojnë gjërat, veçmas ata që kanë përfituar nga shteti i Kosovës dhe nuk e kanë pasur ideal shtetin e Kosovës, por që shtetin ta kthejnë në plaçkë”, ka thënë Buxhovi.

“Nuk ka të bëjë me patriotët, me ata që janë vrarë në luftë, që kanë shkuar në luftë për ideal. Nuk ka të bëjë me UÇK-në e luftës. Por me UÇK-në e pasluftës, me të gjithë ata të cilët në një mënyrë kanë keqpërdorur atë kredibilitetin dhe janë kthyer nga njerëz që do të duhej të ruanin meritat, në dëmtues të këtij procesi. Disa prej tyre në zhvatës të shtetit të Kosovës, e disa, mund të quhet, edhe në grupe kriminale dhe e kanë dëmtuar procesin”, ka shtuar Buxhovi, duke folur për librin e tij të ri “Mona”, roman që lidhet me realitetin që ekziston në Kosovë nga viti 1999 e tutje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago