Vellezerit Bytyqi, Reçaku dhe kryeministri avangarde i Shqiperise…

Ne korrik 1999, Serbia e Millosheviqit vrau tre vellezer shqiptare me shtetesi amerikane: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Ne ate kohe, Aleksandar Vuqiq ishte nje propandist i zellshem i Millosheviqit.

Kane kaluar 20 vjet nga vrasja e vellezerve shqiptaro-amerikane dhe ShBA- te nuk e kane ndale presionin ndaj seciles qeveri serbe qe ka qene ne pushtet. Por serbet nuk i dorezojne kriminelet edhe pse Kongresi amerikan ka nderhy shume here. A e keni pyet veten se perse valle amerikanet ngulin kembe kaq shume per gjetjen e vrasesve?

Pergjigja eshte e thjeshte: Cdo komb qe ka dinjitet dhe ideal, i mbron me fanatizem qytetaret e vet. I mbron me cdo kusht e ne cdo rrethane. E mbron dinjitetin e tyre edhe kur ata nuk jetojne më. Jeta nuk eshte vetem ekonomi, investime dhe interesa materiale sic predikon Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe disa prej servileve te tij qe bejne llogari gjeopolitike neper portale.

Vuqiqi, me te cilin avangardisti Rama ka lidhur miqesi, e fyeu rende kombin tone kur mohoi Reçakun pak para se te vizitonte Ramen ne Tirane. Ndersa Rama qe e priti, pa e perfillur interesin e Kosoves, na poshteroi te gjitheve. Ky njeri qe nuk e njeh historine dhe nuk ka sjelle asnje investim te huaj ne Shqiperi, po i lutet Serbise, me te cilen kemi hesape te pambyllura, ta ndihmoje ekonomikisht per te zgjatur pushtetin e tij.
As Shqiperia, as Kosova dhe as Ballkani nuk perfitojne gje nga marreveshjet e Rames, pervecse perbuzjen e te tjereve qe na shohin te dobet e te poshteruar.