FOTO&VIDEO

Çantat mbi 5 kg po i dëmtojnë fëmijët, zgjidhja ka implikime buxhetore e logjistike

Çantat e rënda të nxënësve po detyrojnë shumë familjarë që t’i dërgojnë ata në shkollë, e njëherësh edhe t’i marrin nga shkolla.

Artor Shala i tha Ekonomia Online se si prind vazhdimisht kanë bërë kërkesa për zgjidhen e problemit të çantave të rënda, ngase sipas tij, ato peshojnë mbi pesë kilogram.

Si zgjidhje, ai po i sheh dollapët në shkolla, duke pohuar se ka raste kur fëmijët kanë pasur problem me shpinën shkaku i peshës së rëndë.

“Ende janë më duket të vegjël për me mujt me mbajt një peshë kaq të rëndë në shpinë. 99% të prindërve po vijnë me i marrë apo po i sjellim fëmijët e tyre në shkollë, mirëpo pavarësisht të gjithave për shembull shkallëve deri sa po vijnë momenti kur po dalin është kogja peshë e rëndë për ta. Unë besoj që edhe ka pasë raste ku kam dëgjuar që kanë pasur problem fëmijët me shpinë e i kanë dërguar edhe te mjeku. Unë po them po e ndërroj shpesh krahët për shkak të peshës, unë po them katër-pesë kilogram nuk është që e kam mat veç me siguri i ka pesë kilogram ndoshta edhe më tepër, një çantë që për moshë të saj është shumë e madhe”, ka thënë Shala.

Përderisa Ymer Reshiti, kryetari i Këshillit të Prindërve ka thënë se kanë pasur ankesa të vazhdueshme nga prindërit, duke shtuar se pesha e rëndë e çantave po e dëmton shëndetin e nxënëseve.

“Si Këshill i Prindërve të Kosovës kemi propozuar si zgjidhje të përkohshme që aty ku ka me shumë se 2 libra të se njëjtës lëndë, pra 3, 4, 5; të përmbledhin njësit mësimore si pas periudhave mësimore të vitit, ku një libër do të përdoret për atë periudhë mësimore që do të përmbledhë njësit mësimore. Pesha e madhe e çantave po e dëmton shëndetin e nxënësve të cilët vazhdimisht ankohen dhe disa marrin trajtim mjekësorë”, ka thënë Reshiti.

Sipas tij, sasia e madhe e librave për një lëndë mësimore është interes biznesi dhe se fare nuk është në dobi të nxënësve.

Edhe zëvendësministri Arsimit, Dukagjin Popovci, e pranon se çantat e fëmijëve shpesh janë të stërmbushura mbi standardin e peshës trupore të tyre. Sipas Pupovcit ky problem momentalisht nuk mund të zgjidhet nga ana e institucioneve përkatëse, për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

“Problemi do të zgjidhej sikur një pjesë të këtyre obligimeve do t’i kryenin në shkollë dhe sikur shkollat të kishin dollapë personal për nxënësit. Krijimi i mundësive të tilla duhet analizuar me kujdes në një të ardhme të afërt, sepse ka implikime buxhetore dhe logjistike”, është shprehur Pupovci.

Ai ka sqaruar për Ekonomia Online përmes e-malit se ky problem mund të zbutet nëse bëhet një planifikim më i mirë nga ana e mësimdhënësve, të cilët duhet t’i udhëzojnë fëmijët, sidomos ata të moshave më të vogla se cilat libra dhe mjete mësimore t’i sjellin në shkollë në ditë të caktuara.

“Këtu kanë rol edhe prindërit, të cilët duhet të kujdesen që fëmijët të mos i marrin në shkolla librat dhe mjetet mësimore që nuk u nevojiten, duke ndarë kohën për t’iu ndihmuar në këtë aspekt. Po ashtu, shkollat duhet të kenë kujdes, sidomos me klasat 1-5 që orari i mësimit të përpilohet ashtu që të zvogëlohet ngarkesa, p.sh. të mos jenë në ditën e njëjtë orët e edukatës fizike dhe artit, kur nxënësit duhet të bartin me vete edhe mjete shtesë”, ka shtuar ai./EO


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

20 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago