POLITIKE

Çasti më i vështirë dhe momenti më i bukur në 2019-ën…Kush është personazhi i vitit për kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mban një ditar, megjithatë ka të shënjuar në kujtesën e tij disa ngjarje të rëndësishme të vitit që lamë pas, të vështira, të hidhura e momente të lumtura.

Çasti më i vështirë për të është ora 4 e mëngjesit e datës 26 nëntor, ku tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë.

Ngjarja më e bukur për të është ditëlindja e djalit të tij, Zahos, në përvjetorin e tij të pestë.

Më e keqja në 2019-ën ishte nata e mbledhjes së Këshilli Evropian, kur u nda fati për Shqipërinë dhe mos çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

A ka marrë një mesazh që e ka tronditur, që e ka lënë pa gjumë? Rama përgjigjet: Kam marrë kaq shumë mesazhe në telefon saqë në përgjithësi janë ndikim i drejtpërdrejt në pagjumësinë time se e kam këtë zakon që dua t’i përgjigjem të gjithëve.

Personazhi i vitit sipas tij është Ermal Mamaqi dhe për këtë arsyeja është qe realizoi një nga ëndrrat e tij, të aktronte.

“Zgjedh Ermal Mamaqin, se më ka bërë aktor tek filmi ‘I Love Tropoja’. Duke qenë se më dha mundësinë të heq edhe një merak timin të luaja në një film për mua është personazhi i vitit që kaloi”, tha Rama.

Në emisionin “Java” në RTSH, shefi i qeverisë ndau edhe një urim për gazetarët: “Të shpifin sa më pak. nuk kam asnjë armiqësi, me shtypin kam pamundësinë që të sillem si politikan, sepse vij nga një kohë kur kam milituar në radhët e shtypit të lirë dhe e ndjej si të pamundur të më sfidojnë në atë fushë duke më treguar edhe arat shpesh herë përmes broçkullave. Kam bërë paqe të plotë”.

Duke komentuar me moderatorët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, pamjen e tij, mjekrën e zgjatur, atletet por edhe çitjanet, pyetjet se “me këto mendoni se do të marshoni drejt mandatit të tretë?”, Rama u përgjigj: Me opinga, po. “Po të shkosh më larg, janë munduar të kapen dhe pas hallateve të mia. Por kjo gjë duhet të mbyllet, jo u vesh kështu, jo ka vesh opinga. Për sa i përket mjekrës nuk kam dhënë asnjë përgjigje për anën time të jashtme, kështu që pyesni mjekrën time. Është një çështje individuale dhe duhet të mbyllet. Jam duke bërë edhe opinga të cilat janë komode shumë të mira”, shtoi Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago