Ditën e sotme është raportuar vdekja e kolonelit të 50 të ushtrisë së Putinit, një ngjarje e cila ka ndodhur që më 31 maj, por që është bërë publike vetëm sot.
Ushtaraku i cili ka humbur jetën është Vladimir Nigmatullin, baba i tre fëmijëve, nga Yekaterinburg, ndërkohë që familja e tij ndau lajmin për vdekjen e tij në mediat sociale, ku thanë se Nigmatullin ishte një “shembull për atdheun”.
“I përjetshëm kujtimi yt. Ne ende nuk mund të besojmë se ju jeni larguar. Ju ishit baba i tre fëmijëve dhe një burrë i mrekullueshëm për motrën time. Jam krenare për ty dhe do të jem gjithmonë krenare.
Ju i keni dhënë një shembull Atdheut, që të gjithë të bëjnë si ju. Pas vdekjes je dekoruar edhe me Urdhrin e Trimërisë”, shkroi kunata e tij në rrjetet sociale.
Nga raportimet e deritanishme, llogaritet se Rusia ka humbur një kolonel pothuajse çdo dy ditë në konfliktin e përgjakshëm në Ukrainë.
Vdekja e Nigmatullin është konfirmuar gjithashtu edhe nga Ukraina e cila konfirmoi vdekjen e tij me numrin e shërbimit të tij personal F-578429.
Deri tani nuk ka asnjë raportim që mund të hedhë dritë në lidhje me shkaqet e vdekjes së kolonelit rus.
Vdekja e tij vjen pasi Rusia humbi gjeneralin e saj të 11-të të konfliktit ditët e fundit, gjeneral-major Roman Kutuzov i cili ishte shefi i shtabit të Ushtrisë së 29-të të Armëve të Kombinuara.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…