POLITIKE

Çeku i VV’së: Isa Mustafa të tërhiqet sot nga ambicia për t’u bërë President

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka deklaruar se pas zgjedhjeve paralementare duhet të bisedohet për qeveri të re, e jo për kapje të shtetit me president partiak.

Këto komente, Çeku ka i ka bërë në vazhdën e diskutimeve VV – LDK për koalicionin, diskutime këto që po ngecin pasi që partia e Isa Mustafës ka kërkuar që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe pozita e presidentit të ardhshëm.

“Përderisa thuhet se nuk ka marrëveshje për qeverinë pa pasur marrëveshje për Presidentin, atëherë realisht nuk është qeverisja e mirë synimi. Presidenti është kreu i shtetit. Pas zgjedhjeve parlamentare duhet të bisedohet për qeveri të re e jo për kapje të re të shtetit me president partiak”, ka thënë ai.

“Deputeti i VV-së thotë se presidenti nuk është menduar si pazar politik.
Presidenti i Republikës nuk është menduar si pazar politik. Pikërisht për këtë arsye mandati i Presidentit është pesë vjet, pra jo katër sa është mandati i qeverisë që del nga zgjedhjet parlamentare. Presidenti përfaqëson popullin dhe unitetin e tij për pesë vjet, jo politikanët dhe ujditë e tyre momentale. Në zgjedhje parlamentare nuk do të duhej që të synohet kolltuku i Presidentit si shpërblim a trofe. Nevojitet debat shoqëror, demokratik e politik se kush do t’i shërbente më së miri kësaj pozite”, shtoi ai.

Çeku tutje, ka thënë se Isa Mustafa, lideri i LDK-së bën mirë që të hiqet nga kjo ambicie personale.

“Nuk kemi nevojë edhe për një president tjetër partiak sikurse është Hashim Thaçi. Isa Mustafa bën mirë të tërhiqet qysh sot nga kjo ambicie personale, dhe të mos fshihet prapa LDK-së të cilën e shpëtoi Vjosa Osmani nga rënia në vendin e tretë. Populli vendosi për ndryshim të madh më 6 tetor 2019, jo që Thaçi t’ia jep stafetën Mustafës në vitin 2021, kurse Kurti e Osmani të bllokohen ende pa filluar. Mustafa duhet të heq dorë, mbi të gjitha për hir të programit zhvillimor 30 faqësh tashmë të dakorduar midis LVV dhe LDK”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

17 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

28 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago