Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës A.M-Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”
Sipas aktakuzës të Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura A.M-Z. me dashje dhe vetëdije të plotë më 12 shtator 2014 ka kaluar përmes pikës kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” së bashku me bashkëshortin e saj A.M. dhe vajzën e saj ku kanë udhëtuar në drejtim të Stambollit – Turqisë dhe më pas kanë vazhduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që të iu bashkëngjitet grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra.
Gjatë qëndrimit në zonat e luftës ka pasur vizita nga persona të ndryshëm, në mesin e të cilëve L.M., R.H. me gruan e tij dhe të tjerë, si dhe gjatë qëndrimit në Siri, në zonat e luftës ka pranuar shuma nga 50 deri 150 dollarë për muaj, pako ushqimore dhe gjëra higjienike dhe se bashkëshorti i saj A.M. ka ushtruar me ushtrinë siriane, si dhe ka dhënë ligjërata në xhaminë në qytetin Minbixh.
Ndërsa, e pandehura A.M-Z. më 20 prill 2019 nga autoritetet e drejtësisë amerikane është kthyer në Kosovë.
Me këto veprime e pandehura A.M-Z. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…